Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se dita e fundit për vitin 2020 në Shqipëri parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Parashikohet mot i vranët dhe reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e deri të lartë në veriperëndim e jugperëndim të vendit.
Në orët e pasdites gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet e territor duke marrë karakter lokal.
Era parashikohet të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-18m/sek. Valëzimi në det parashikohet i forcës 4-5 ballë.