Në Skenderaj dyshohet për 25 veteranë të rremë

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 19:27 | Nga

Pas hetimeve nëpër shumë zyre të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së për falsifikim të statusit të veteranit, Prokuroria së fundi është ndalur në Skenderaj, raporton KTV.

Aty dy javë më parë prokurorët e shtetit kanë kontrolluar kompjuterët dhe kanë mbledhur dokumentacionin e 25 lëndëve, për të cilat dyshohet se janë falsifikuar për ta marrë pensionin e veteranit.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati pret që veteranët e rrejshëm për të cilët është duke i kryer hetimet Prokuroria, të marrin dënimin e merituar.

Nw Skenderaj, pasi qw se sekretari i kësaj dege, Muhamet Bajraktari, ua ofroi prokurorëve dokumentet e nevojshme, kryetari Lati kërkoi shkarkimin e tij.

Se është shkarkuar nga pozita e tij, e ka konfirmuar për KTV-në, vetë Bajraktari. Sidoqoftë, Prokuroria e Shtetit tashmë ka në duar të gjitha aplikacionet e veteranëve të UÇK-së .

Prokuroria ka identifikuar 80 raste, që kanë falsifikuar vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Qeverisë për Veteranë, në tentimin e tyre që fitojnë pensionin në vlerë prej 170 eurosh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme