Një çerdhe e re për fëmijë pritet të hapet në lagjen e Sofalisë në Prishtinë, ndërsa Koumuna u ka bërë thirrje banorëve që të formojnë Këshillin e Prindërve me qëllim që të regjistrojnë fëmijët.
“Komuna e Prishtinës informon të gjithë banorët se më 30 nëntor, e mërkurë, në ora 17:00 , në sallën e Kuvendit Komunal, ndërtesa e Komunës së Prishtinës, do mbahet diskutimi publik për përzgjedhjen e Këshillit të Prindërve të cilët në bashkëpunim me Komunën do të themelojnë çerdhen me bazë në komunitet ‘Zogjtë’”, ka njoftuar Shpend Ahmeti në Facebook.
“Të gjithë prindërit e interesuar duhet të dorëzojnë një letër me shkrim ku shprehin qëllimin për tu zgjedhur në Këshillin e Prindërve. Këshilli i prindërve do të zgjedhet me votat e personave prezent që do të jenë në sallë. Letra mund të dorëzohet në sportelin numër 5 apo në emailin [email protected] “.
Të drejtë konkurrimi kanë vetëm prindërit që kanë fëmijë të moshës 0-6 vjeç dhe që kanë qëllim t’i regjistrojnë në çerdhen që do të hapet.
Prindërit që konkurrojnë të bëhen pjesë e këshillit të prindërve duhet të sjellin me vete këto dokumente:
1. Dëshmi se është banor i lagjes – dokumenti nga Bashkësia Lokale dhe një faturë.
2 . Ekstrakti i lindjes së fëmijës