“Në spital të thashë lamtumirë, babë! Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë!”

Prishtinë | 18 Mar 2025 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

“Në spital të thashë lamtumirë, babë! Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë!”, ka qenë mesazhi i ish-presidentit Hashim Thaçit në kurorën me lule për babanë e tij, Haxhi Thaçin, raporton Ekonomia Online.

Thaçi nuk u lejua u lejua të marrë pjesë në varrimin e tij, sipas vendimit të Dhomave të Posaçme, që u kritikua shumë edhe ndërkombëtarisht.

Haga ia kishte lejuar Hashim Thaçit që ta vizitonte babanë disa ditë para se të vdiste. Thaçi më 13 mars erdhi në Kosovë dhe e vizitoi atë derisa ishte i shtrirë në QKUK.

Të ngjashme