Spitali i Gjakovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se 52 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID-19, ndërsa prej tyre 43 të konfirmuar pozitiv.
Në njoftim bëhet e ditur se 28 pacientë me oksigjeno terapi, 5 pacientë janë në CPAP maskë, ndërsa 9 pacientë tjerë do të testohen për COVID-19.
Nga stafi mjekësor 6 mjekë, 16 infermierë dhe 2 staf mbështetës janë pozitiv në COVID-19.
“Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!”, thuhet në fund të njoftimit.