Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 85 pacientë me COVID-19. Prej tyre 54 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa 13 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
Në 24 orët e fundit në Spitalin e Pejës janë shëruar tre pacientë.
Postimi i plotë:
85 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 54 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 171 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të gjitha lindjet kanë qenë normale. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
260 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,698 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.