Ekonomia Online
FUNDIT

Në Spitalin e Pejës 83 pacientë me Coronavirus, 11 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës 83 pacientë me Coronavirus, 11 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 83 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 53 janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 11 në gjendje më të rëndë. Në raportin e Spitalit të Pejës thuhet se pesë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Në këtë spital janë kryer gjithsej 438 vizita specialistike, […]

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 83 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 53 janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 11 në gjendje më të rëndë.

Në raportin e Spitalit të Pejës thuhet se pesë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Në këtë spital janë kryer gjithsej 438 vizita specialistike, ndërsa janë kryer 8 operacione.

Në 24 orët e fundit kanë qenë katër lindje.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 4,531 analiza.

Të ngjashme