Në fshatin Misleshevo të Strugës, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00, janë shfaqur parulla me mbishkrimet BOJKOTO-VERIUN, të varur në rrugët e fshatit.
Po ashtu mesazhe me të njëjtat përmbajtje janë gjetur edhe të shkruara nëpër mure dhe rrugë të këtij fshati.
Sektori i Punëve të Brendshme të Ohrit ka bërë të ditur se rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm, siç shkruan Alast, stacioni policor në Strugë është njoftuar se në një shtyllë telefoni, në afërsi të shkollës fillore “Jonce Krezhoski” në këtë fshat, janë gjetur shkrime propagandistike për zgjedhjet e nesërme presidenciale.
Nga Policia njoftojnë se janë marrë të gjitha masat për të pastruar mbishkrimet dhe parullat.
Gjithashtu policia e Strugës informon se një rast tjetër i tillë është vërejtur edhe në gardhin rrethues të shkollës fillore “Shën Cirkoski Lazari” në fshatin Vranishtë, ku policia gjeti një tablo të varur me njërin prej kandidatëve në zgjedhjet e nesërme presidenciale. Edhe në këtë rast janë marrë masa për të larguar tablonë.