Vërshime dhe shkatërrime në Ohër dhe Strugë

Prishtinë | 18 Mar 2018 | 15:00 | Nga
Valët e larta të Liqenit të Ohrit të nxitura nga erërat e forta kanë vërshuar disa pjesë të Ohrit dhe Strugës, raportojnë mediat lokale.
Era në një moment ka arritur shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë, kurse valët në lartësi prej dy metrash. Janë vërshuar shëtitoret dhe kafeteritë në afërsi të bregut.

Liqeni i trazuar, i cili ditëve të fundit ka dalë nga minimumi natyror, e ka shkatërruar edhe urën e njohur të drurit e cila njihet si “Ura e Dëshirave”, shkruan lajmi.net.

Kjo urë lidhte plazhin e njohur “Kaneo” me qendrën e Ohrit.

Era e fortë në Ohër ka shkulur edhe drunj, ndërsa janë paraqitur edhe dëmtime në infrastrukturë dhe vetura në Ohër dhe në rrethinë.

Situatën në Liqenin e Ohrit po e përcjellë grupi punues Elem, si dhe komunat Ohër dhe Strugë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme