Sot në të gjitha shkollat e Komunës së Deçanit, ka nisë gjysmevjetori i dytë shkollorë për vitin kalendarik 2019/2020.
Ketë e bëri të ditur drejtori i DKA-së, Bekim Vishaj .
Vishaj tha se Komuna e Deçanit në bashkëpunim më drejtorët e shkollave, edhe për këtë sezone dimri ka bërë përgatitjet e duhura që nxënësit të mësojnë në ambiente të ngrohta dhe të përshtatshme.
“Projektet tona në krijimin e kushteve moderne në shkollat tona po vazhdojnë e bashkë me to edhe rritja e disiplinës në procesin mësimor”, thuhet në njoftim.