Në Tel Aviv disa shpërthime në orët e para të mëngjesit, gjashtë të vdekur

Prishtinë | 24 Qer 2025 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Tel Avivi është zgjuar këtë mëngjes nga alarmet për sulme.

Disa shpërthime të mbrojtjes ajrore të izraelit u dëgjuan mëngjesin e së martës në Izrael.

Si pasojë e sulmeve iraniane në Be’er Sheva kanë ndërruar jetë gjashtë persona, teksa pesë të tjerë raportohen të plagosur.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, raporton nga vendngjarja dëmet kolosale të sulmeve, teksa shihen ndërtesa të rrënuara.

Ekipet e emergjencës ndodhen në zonën më të goditur nga sulmet, ku po vijojnë punën e tyre.

Të ngjashme