Në tentativë për të ikur, vetura përplas një polic

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 10:55 | Nga

Në fshati Velezhë të Prizren, Policia ka njoftuar se e ka arrestuar një person (shqiptar), pasi që i njëjti në një pikë kontrolli nuk ka përfillur urdhrin për ndalim të zyrtarëve policorë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari në ikje e sipër me veturë ka goditur një zyrtar të PK-së.

Më pas i dyshuari ka humb kontrollin ndaj veturës dhe ka dalë jashtë rrugës. Policia në veturë ka gjetur dhe ka konfiskuar një revole të lloit TT me 16 fishekë të cal 7.62mm, 10.000 euro dhe 4000 lekë.

Zyrtari i lënduar ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rasti është proceduar si ‘sulm ndaj personit zyrtar’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme