Në zonën ku do të ngrihet Hidrocentrali i Kalivaçit në Tepelenë arkeologët kanë nxjerrë në dritë zbulime të rralla arkeologjike, që shtrihen në terrenin e Nicivës, Gusmarit e më gjerë.
Arkeologët Skënder Muçaj e Suela Xhyeri në fund të muajit dhjetor kanë zbuluar e regjistruar artefaktet dhe gjurmët e historisë që nga paleoliti i mesëm e deri në mijëvjeçarin e fundit.

Arkeologët kanë sjellë pamje nga zbulimet që nuk ishin bërë të njohura të periudhës romake, por edhe të periudhës helenistike. Një nga zbulimet më të rëndësishme në grykën e Ylynecit është shpella e Eremitëve që iu përket shekujve të 13-të e 14-të pas Krishtit, ku ende duken detaje të pikturës së Shën Mërisë. Një zbulim i rrallë janë edhe ndërtimet e Ali Pashë Tepelenës. Pas dokumentimit të këtyre zbulimeve arkeologët apelojnë që projektuesit e hidrocentralit duhet të kenë një staf specialistësh të arkeologjisë para se të nisë ndërtimi që të mos dëmtohet trashëgimia arkeologjike. Pikërisht në terrenin e Kalivaçit, Nivicës e më gjerë nëse ngrihet liqeni shpella me pikturat që u kanë rezistuar shekujve do të përmbytet, është shprehur arkeologu Skënder Muçaj.
Hidrocentrali i Kalivaçit të Tepelenës që do të ngrihet në Lumin e Vjosës është kritikuar shpesh për faktin se po prishet natyra e egër që ka mbetur gjatë rrjedhës së Vjosës, por pas këtyre zbulimeve arkeologjike problemi që konstatojmë është shumë më i madh.
Kalivaçi i Tepelenës është një fshat i lashtë e me histori. Ai shtrihet mbi disa kodra e bregore, mbi gurë. Mbi çdo bregore është një mëhallë. Mëhallët janë formuar mbi bazë fisi. Mëhallët më të lashta janë ngulime që datojnë shekullin e katërmbëdhjetë. Sipas defterëve osmanë të këtij shekulli, emërtimi i mëhallëve është: Kyçyk Leshnje; Bujur Leshnje dhe Horise. Sipas një vështrimi arkeologjik, në lashtësi dëshmohet se në Kalivaç të Tepelenës ka patur ngulime edhe më të hershme, të cilat datojnë shekujt e parë, para Erës së Re.