Mbrëmë, në Pallatin e Brigadave në Tiranë, u përmbyll edicioni i 5-të i “Colors of Albania”, i organizuar nga Ministria për Evropë dhe punë të jashtme, ku pjesëmarrës ishin ministri Gent Cakaj, ambasadori i Kosovës për Shqipëri Nait Hasani, shumë ambasadorë të shteteve mike dhe shumë artist.
Në këtë edicion u nderova më çmimin e dytë, ku e shfrytëzoj rastin t’i falendëroj organizatorët e “#Colorsofalbania“, të cilët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në promovimin e bukurive natyrore të Shqipërisë, bukuri të cilat nuk mund t’i gjesh në asnjë vend tjetër të botës.