Stafi i aeroportit në Mauritius (vend në Afrikën Lindore) ka gjetur një foshnje të porsalindur që ishte lënë i braktisur në koshin e plehrave në tualetin e një avioni.
Dyshohet se foshnjën e braktisur e ka lënë një 20-vjeçare nga Madagaskari e cila më pas është arrestuar.
Oficerët e aeroportit e gjeten foshnjën në momentin kur bënë kontrollimin e avionit, gjë të cilën e bëjnë vazhdimisht për kontroll doganore.
Ata vunë re se ishte një letër higjienike e lyer me gjak, teksa e dërguan foshnjën në një spital publik për trajtim, raporton BBC.
Po ashtu thuhet se Policia e aeroporti mori në pyetje edhe pasagjerët, ndërsa gruaja e dyshuar si nëna e fëmijës, e cila fillimisht mohoi se djali ishte i saj, iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor që konfirmoi se ajo sapo kishte lindur.
Ajo u vendos nën vëzhgimin e policisë në spital, ajo edhe foshnja thuhet se janë mirë.
Gruaja malagaziane, e cila mbërriti në Mauritius me një leje pune dyvjeçare, do të merret në pyetje pas lirimit nga spitali dhe do të akuzohet për braktisjen e një të porsalinduri.