UBT është bërë institucioni i parë në rajon që ka marrë licencën dhe tani instalon paisjet 5G. Pajisjet e teknologjisë së fundit që mundësojnë shtirjen e rrjetit 5G, për herë të parë në rajonin tonë, arritën të premten në Parkun Shkencor dhe Inovativ të UBT-së.
“Në UBT sot nuk ka pyetje të lehta, as gërmime sipërfaqësore në fushën e dijes, shkencës e teknologjisë. Ne shkojmë përtej kësaj, hulumtojmë më thellë dhe bëjmë pyetje të mëdha që ndërlidhen me të ardhmen, me intelegjencën artificiale si sfiduese e kohës, ku rol qendror do të ketë rrjeti 5G që do ta lansojmë së shpejti”, u shpreh rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi me këtë rast.
Ndryshe, UBT po implementon suksesshëm marrëveshjen me kompanisë finlandeze të telekomunikacionit “Nokia”, për vendosjen e rrjetin 5G, që mundëson shtrirjen e gjeneratës së pestë të teknologjisë së rrjeteve celulare pa tela që njihet si e ardhmja e internetit.
Marrëveshja do t’i sigurojë UBT-së lidhjen wireless 5G SA, që do të mundësojë zhvillimin e kërkimit dhe testimit të bazuar në 5G, për një numër rastesh përdorimi të drejtuara nga teknologjitë përkatëse Internet of Things (IoT) dhe AI, si pjesë e përpjekjeve për të nxitur kërkime dhe inovacione.
UBT po mbështetë të rinjtë dhe të rejat në ambiciet e tyre për të krijuar një shoqëri të dijes, duke punuar me institucione publike e private për të vendosur infrastruktura e nevojshme që mbështetë kërkimin, zhvillimin dhe inovacionin.