Në ujërat e Spanjës gjenden të vdekur 12 migrantë

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 12 migrantë humbën jetën dhe 33 mbijetuan në detin Alboran jashtë brigjeve të Spanjës, njoftoi gazeta spanjolle ”El Pais”.

Anija ‘’Salvamento Maritimo’’ e një organizate shtetërore ndihmash, shpëtoi personat në bordin e varkës të vogël që kishte lënë Marokun më 18 dhjetor.

Fluksi i migrantëve drejt Italisë ka pësuar një rënie kohët e fundit, pas masave të autoriteteve vendase për mospranimin e anijeve, por ato kanë ndërruar trajektore duke zbritur në brigjet spanjolle.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme