Në Ulqin kufizohet lëvizja si pasojë e rritjes së rasteve me Coronavirus

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 21:16 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi Igor Galiq njoftoi, të mërkurën, se është marrë vendimi që komuna e Ulqinit të mbyllet, duke u nisur nga situata e rënduar epidemiologjike.

Në komunën e Ulqinit do të mbyllen të gjitha institucionet arsimore, qendrat tregtare, qendrat sportive si dhe parqet publike. Në ambientet publike nuk lejohet grumbullimi i më shumë se katër personave. Mbajtja e maskës është e detyrueshme si në ambiente të mbyllura ashtu edhe të hapura. Dalja nga banesa është e lejueshme nga ora 05:00 deri në ora 21:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme