Në Universitetin e Mitrovicës do të pranohen 1181 studentë

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 14:51 | Nga

Në bazë të vendimit të Senatit, sipas propozimit të njësive akademike, në vitin akademik 2018/19 (niveli bachelor) në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), do të pranohen 1181 studentë. Të gjithë do të jenë studentë të rregullt, meqë në Universitetin “Isa Boletini” nuk ka studime me korrospondencë.

Ndryshe mbi numrin e përgjithshëm të studentëve të paraparë, do të regjistrohen deri në 2 për qind përkatësisht deri në 23 studentë të rregullt që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve (anëtar të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët). Studentët e kësaj kategorie do të shpërndahen në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme