Mungesa e liberalizimit të vizave ua vështirëson studentëve shfrytëzimin e bursave studimore

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 11:18 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë vizitës në Universitetin e Mitrovicës, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, i ka inkurajuar studentët e këtij  universiteti që të interesohen për bursat studimore të ofruara nga programi Erasmus Plus, raporton Ekonomia Online.

Rektori i Universitetit të Mitrovicës, Alush Musaj, njoftoi ministren se lidhur me shkëmbimet e studentëve dhe profesorëve problem, sipas rektorit, është mungesa e liberalizimit të vizave.

“Në kuadër të projekteve Erasmus plus…Ne kemi disa studentë edhe tani në Holandë, në vende të rajonit kemi një grup të personelit akademik që kem shkëmbyer me vendet e tjera. Kemi përvojë, por vështirësi e madhe është liberalizimi i vizave”.

“Barrierat sikurse regjimi ivizave kanë krijuar probleme të mëdha. Vlerat evropiane kanë qenë dhe do të mbeten vlerat tona dhe shpresoj shumë shpejt që edhe Kosova të marrë një lajm të mirë nga ju si ministre për studentët tanë”.

Të ngjashme