Në Universitetin e Prishtinës po shkatërrohen arkivat (Foto)

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 15:54 | Nga

Fakulteti i Edukimit ndonëse është fakulteti me kushte më të larta se të gjitha fakultetet e tjera, dhe si i tillë plotëson të gjitha kriteret për një punë efikase me studentet, nuk ka arrit të rezervoje një vend të posaçëm për ruajtjen e dokumentacioneve te vjetra.

Hapësira ku mund të gjesh dokumentacionet e gjithë studenteve që kanë aplikuar në këtë fakultet është lënë  në bodrumin i këtij objekti. Për më tepër hapësira që shfrytëzohet për këto dokumente është korridori i bodrumit, shkruan Infokusi.com.

Në këto dokumente mund të këtë qasje kush të do, madje pa pasur nevoje të pyet askënd, mund të zbresësh shkallet dhe të marrësh çfarëdo që dëshiron. Kohë pas kohe mund të gjesh ndonjë pastruese e cila mund të të orientoj për  ndonjë gjë që mund të këtë mësuar, gjatë kohës sa qëndron aty dhe i ndihmon njerëzve që të kërkojnë nëpër tollovinë që është krijuar aty.

Gazetaret e Infokusit, kërkuan të hyjnë në këto hapësira për të vëzhguar mbi gjendjen, mirëpo këtu nuk kishte as pse të merrje leje për të pasur qasje mbi këto dokumente.

Në korridorin e bodrumit ishte i vendosur një raft ku mbaheshin dhjetëra- qindra diploma të atyre që aplikuan nëpër drejtimet që ky fakultet i ofron, kurse në pjesën tjetër të korridorit ishin të ngjeshura edhe shumëfish më shumë dokumente tjera që askush nuk interesohej për to.

Diploma origjinale, certifikata të diplomës, dokumente të identifikimit e shumë çka tjetër të të gjithë atyre që kanë aplikuar më parë dhe qe nuk arritën të ishin pjesë e përzgjedhjes në konkurse gjatë viteve të fundit janë lënë në këtë korridor të këtij bodrumi pa asnjë përkujdesje minimale.

Këto dokumente kërkojnë me nguti që të sistemohen në një vend të posaçëm dhe gjithashtu të krijohet një sistem ku të gjitha duhet të jenë të evidentuara, pa pasur nevoje që të krijohet aq shumë tollovi.

   

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme