Një zonjë që ka ndërmend të bëjë disa ditë pushime në pranverë ose në vjeshtë, mund të veshë:
Nisja: kostum gri (xhaketë dhe pantallona), këmishë të bardhë pambuku, fular (shall i hollë), këpucë sportive të rehatshme, çantë të zezë të madhësisë mesatare. Në një çantë më vete fut një golf të zi dhe një pardesy të rehatshme për t’u përdorur në rast nevoje.
Mbrëmja e ditës së parë: këmishë mëndafshi, xhaketë e zezë me pantallona gri, një karficë për të zbukuruar thilenë e xhaketës. Këpucë dhe çantë të zezë, po ato që përdor edhe gjatë ditës.
Dita e dytë: kostumin gri të një dite më parë, një këmishë bezhë, një fular të ndryshëm nga ai i ditës së mëparshme. Çantë dhe këpucët e zeza.
Mbrëmja: kostumin e zi. Nëse mbrëmja është elegante, mund të përdoren këpucë të hapura dhe çanta e vogël e mbrëmjes. Në këtë rast vathët dhe një varëse do t’i jepnin një ton më formal veshjes.
Dita e tretë dhe e fundit: pantallona gri dhe xhaketë të zezë, një bluzë apo këmishë që nuk e ke veshur më parë.
Le të llogarisim tani sa veshje na bëhen në valixhe, duke përjashtuar ato që do të veshësh në nisje. Do të shohim që për tri ditë nuk do të duhet ndonjë bagazh i fryrë:
– një xhaketë e zezë;
– një fustan i zi apo me ngjyrë;
– dy këmisha pambuku, një mëndafshi dhe disa fularë; ose një këmishë pambuku, një bluzë dhe një këmishë mëndafshi;
– dy palë këpucë dhe dy çanta.
Shtojmë edhe veshjet e brendshme, ndonjë këmishë nate, kutinë e tualetit dhe jemi gati për nisje, me një valixhe të vogël dhe të gjitha gjërat e domosdoshme.