Ngatërroi një veshkë me tumor dhe kirurgu e hoqi nga trupi i një gruaje.
Është kjo ajo që ka ndodh në një spital amerikan në Florida, në Wellington Regional Medical Center.
Viktimë e kësaj ngjarje mbeti një grua 51-vjeçare, e cila në vitin 2016, kishte kërkuar ndihmën e mjekëve, për shkak të një dhimbje që ndjente si pasojë e një aksidenti rrugor që kishte pësuar para disa vitesh.
Kështu ajo bëri dy rezonanca magnetike, të cilat mjeku që e operoi nuk i pa.
Pikërisht në sallën e operacionit, kirurgu bëri hapin e gabuar. Kjo pasi ai hoqi një veshkë të shëndetshme dhe në funksion, duke e ngatërruar me një masë tumorale.
Por pas hetimeve dy vjeçare Departamenti i Shëndetit në Florida, i kërkoi komisionit mjekësor që të pezullojë dhe ti heqë licencën profesionale kirurgut, shkruan noa.al.
Ndërkohë spitali u mënjanua nga përgjegjësia, duke thënë se mjeku ishte një profesionist i pavarur nga spitali.