Në veri shumë shpejt pritet të ndërtohen 10 shtëpi

Prishtinë | 24 Gus 2023 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha hapat për fillimin e ndërtimit të 10 shtëpive në veri të Mitrovicës.

Aliu bëri të ditur se më 23 gusht të këtij viti është realizuar takimi i parë mes kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, me kryefamiljarët të cilët janë përfitues të shtëpive, ku edhe është realizuar vizita në lokacionet e caktuara për ndërtimin e tyre.

“Ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri të Kosovës, ka qenë i ndarë në 3 LOTE: LOT 1: Ndërtimi i 10 shtëpive, që tashmë ka marrë rrugën e duhur, si dhe LOT 2: Ndërtimi i 11 shtëpive dhe LOT 3: Renovimi i 4 shtëpive, që shumë shpejtë pritet që të përfundojnë procedurat edhe për këto dy LOT-et e tjera, në mënyrë që projekti të përfundojë në tërësi sa më parë”, tha Aliu, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme