Në veri të Mitrovicës veç 10 % e qytetarëve i besojnë Policisë, në gjithë vendin 62 %

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 10:28 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Perceptimi i qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës ka vazhduar të jetë pozitiv në tri vitet e fundit. Përderisa në vitin 2015 dhe 2016 besueshmëria e qytetarëve në këtë institucion ishte 56 %, në vitin 2017 ajo ka shënuar rritje për gjashtë për qind, duke arritur nivelin e besueshmërisë 62 %, raporton Ekonomia Online.

Por Policisë së Kosovës nuk i besojnë edhe serbët e veriut të vendit. Vetëm 10 % e tyre besojnë në punë e këtij institucionit, përderisa në jug të Mitrovicës 78 % e qytetarëve besojnë në punën e Policisë.

Këto të dhëna janë prezantuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), nё konferencën me temën: “Monitorimi dhe Vlerësimi i Integritetit në Institucionet e Sigurisë në Kosovë (Policinë e Kosovës)”.

Plator Avdiu, hulumtues në QKSS, tha se mos besimi i qytetarëve serb ndaj Policisë është ndikuar politika serbe e Lista Serbe duke shtyrë ata që mos t’i besojnë institucioneve të Kosovës në përgjithësi.

“Vetëm 10 për qind në veri të Mitrovicës i besojnë Policisë së Kosovës. Në pjesën jugore të Mitrovicës është shënuar besueshmëria më e madhe. Ka shume arsye qe në veri e shohin me sy më hezitues ndaj institucioneve. Kjo pasi veriu është i ndikuar nga politika serbe, Lista Serbe për të mos i pranuar dhe mos pasur besim në institucionet e Kosovës”.

Avdiu shtoi se faktorët që kanë ndikuar në rritjen e besueshmërisë ndaj Policisë kanë të bëjnë me atë se një pjesë e madhe e aktiviteteve të tyre e ka zhvilluar në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Sipas tij, që nga viti 2012 deri në fund të vitit 2017 rreth 403 kosovarë i janë bashkuar luftës në Siri dhe Irak duke u bërë pjesë e organizatave terroriste si ISIS.

Gjatë kësaj periudhe Policia ishte në koordinim me Prokurorinë për të vlerësuar arsyeje që bënë që të rinjtë t’i bashkohen organizatave terroriste, por edhe duke arrestuar e penguar ata që kishin synim të bëheshin pjesë e tyre.

Prandaj Avdiu vlerëson se këto veprime vlerësohet se kanë ndikuar që Policia të ruaj dhe rris besimin e qytetarëve.

“Raporti fokusohet vetëm të Policia e Kosovës. 2015 2016 ka pasur besueshmëri koja solide, kjo është rritur për 6 %. Në këtë rritjen kanë quar disa arsye në rritje. Ajo ka qenë aktive në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në vend, por edhe në bashkëpunimin që ka pasur me prokurorinë në ndëshkimin e atyre që kanë pasur tendencë të shkojnë apo që janë kthyer”.

“Arsye tjetër është edhe ajo që Policia nga qytetaret shihet pozitive edhe në fushën e rendin dhe qetësisë publike. Ka pasur shume protesta, performanca e policisë është vlerësuar pozitive dhe respekti që kanë qytetarët për uniformën e policisë. Ajo është parë dhe si e viktimizuar sepse ka qenë e sulmuar nga pozita dhe opozita. Sipas të dhënave të policisë ka pasur rritje të aktiviteteve në luftimin e krimeve, që kanë të bëjnë me kontrabandë, migrim, lëndët narkotike”.

Ky projekt është financuar nga projekti “Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP)”, financuar nga Zyra Zviceriane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Të ngjashme