Kryeinspektori Mehmeti: Në vitin 2016 u arrestuan 69 policë

Prishtinë | 28 Shk 2017 | 11:43 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti, gjatë raportimit para komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës shpalosi të arriturat e IPK-së.

Me këtë rast, ai tregoi rreth arrestimeve të zyrtarëve policorë si dhe pjesëmarrjen e Inspektoratit nëpër aktivitete ndërkombëtare.

Ai tha se gjatë vitit 2016 për keqpërdorim të detyrës janë arrestuar 69 policë

“Kemi organizuar 24 tryeza me zyrtarë policorë me gjitha nivelet, drejtorit rajonale. Ka qenë aktivitet i shtuar në takime me qytetarë. Për herë parë kemi zhvilluar takime me zyrtarë edhe në veri të vendit. Dy konferenca rajonale, në Podgoricë dhe një konferencë ndërkombëtare në Letoni. Gjatë vitit 2016 ka pas rritje të ankesave 9.2% më shumë. 10% e pjesëtarëve të nacionalitet serb kanë paraqit ankesa në IPK më shumë se vitin e kaluar. Policë të arrestuar në vitin 2016, 69 zyrtarë. (4 raste të ndara, trafiku i veriut dhe jugut të Mitrovicës dhe autostrada në Prizren”, ka thënë ai.

 

Anëtari i Komisionit, nga radhët e Nismës, Zafir Berisha kërkoi të dijë se çfarë është duke ndodhur me zyrtarët të cilët vazhdojnë të jenë të hetuar.

“Brenda vitit në vit shumë zyrtarë vazhdojnë të jenë të hetuar dhe po mendoj që a duhet të i rekomandoni instancave të caktuara brenda policisë që të ketë edhe trajnime shtesë si p.sh., keqpërdorimi i detyrës zyrtare, një polic zyrtarë që është pasqyrë e shtetit është shkelës e çka pastaj qytetarët”.

Lidhur me këtë Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti, ka thënë se së shpejti do të dalin me rekomandime.

“Inspketorati bënë inspektime e kemi rastin e  59 zyrtarëve dhe do të del me rekomandime”, ka thënë ai.

Gjatë raportimit të Kryeshefit të  Inspektoratit Policor  para Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje njëherësh anëtarë i këtij komisioni, Rexhep Selimi ka pyetur Hilmi Mehmetin se si çuditshëm është rritur numri i ankesave të qytetarëve serbë dhe se a do të thotë kjo që duhet t’i evidentojnë ankesat e qytetarëve serbe krahasuar me qytetarët boshnjakë, turq dhe pse sipas tij duhet me e fut në statistikë një gjë të tillë?

Kurse me këtë rast Mehmeti ka theksuar se në bazë të vlerësimit të tyre është hera e parë në vitin 2016 që janë mbajtur tryeza në komunat e veriut të Kosovës, ku shumica  janë të nacionalitetit serb dhe sipas tij ky është vlerësimi dhe shpjegimi i mandatit të Inspektoratit të Policisë.

“Njerëzit nuk po hezitojnë ti paraqesin problemet gjegjësisht vërejtjet e tyre në inspektorat policor në krahasim me policinë që punojnë atje, dhe ankohen në policinë që veprojnë atje”, ka thënë Mehmeti,

Gjithashtu Selimi ka pyetur Mehmetin në lidhje me atë se a planifikon të rikthehet në Policinë e Kosovë pas përfundimit të mandatit derisa kryeshefi i Inspektoratit të Policisë ka thënë se nuk planifikon ta bëjë një gjë të tillë.

“Nuk planifikoj por kisha shkuar edhe pak më gjatë mirëpo çështjen e pezullimit tim përgjigjen e ka dhënë Komisioni për Anti-Korrupsion që ka qenë konform ligjit në fuqi, as një pikë apo presje nuk ka qenë jashtë ligjit në fuqi. Ligji e ka paraparë ashtu, Agjencia Kundër Korrupsionit i ka dhënë sqarimet”, ka thënë Mehmeti.

Të ngjashme