Duket se familjarisht atyre u pëlqen brendi Gucci.
Brendi luksoz i veshjeve që ka një kosto të hatashme për t’u siguruar, Gucci, është më i preferuari në familjen Selimi.
Pas bashkëshortes Marinës, është Getoar Selimi ai që ka bartur xhaketën e brendit Gucci.
Sërish faqja në Instagram, “What They Wearin” ka publikuar një imazh ku shfaqet Geti me një xhaketë të kaltër Gucci.
Xhaketa e pambukut Jacquard kushton hiç më pak se 1300 euro.
Me çmim të lartë janë edhe pjesa e poshtme e këtij kombinimi me kosto 890 euro.
Pra, një ditë e thjeshtë sportive e Getit kushton në dukje plot 2190 euro.
Getoar Selimi aktualisht po qëndron me bashkëshorten e tij në SHBA.