Udhëtimi i parë i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, jashtë vendit është caktuar për në qershor në Britaninë e Madhe dhe Belgjikë, së pari për samitin e G7-s dhe më pas një samit SHBA-BE në Bruksel, njofton Independent.
Vizita e Bidenit në Evropë do të jetë e para për të jashtë SHBA-së që kur mori mandatin e presidentit në janar.
Data e saktë e vizitës së tij mbetet për t’u konfirmuar ditëve në vijim.