Në Vjenë mbahet samiti për migrim me vendet ballkanike, Kosova nuk është ftuar

Prishtinë | 24 Sht 2016 | 13:16 | Nga

Liderët e vendeve përgjatë rrugës ballkanike të migrimit tubohen sot në Vjenë për të diskutuar për mënyrat për mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, por pjesë e këtij takimi nuk është edhe Kosova.

Në këtë takim janë ftuar edhe kryeministri grek, Alexis Tsipras, dhe kancelar-ja gjermane, Angela Merkel, pasi vendet e tyre paraqesin pikën e hyrjes dhe të de-stinimit të emigrantëve dhe refugjatëve, raporton agjencia DPA nga Vjena.

Kancelari i Austrisë, Christian Kern, thotë se samiti parashihet të ndihmoj në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

“Samiti ka për qëllim që të jetë hap në drejtim të duhur dhe të ndihmoj në krijimin e presionit për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për këto çështje”, tha Kern.

Në takimin e fundit të këtillë në Vjenë në muajin shkurt, liderët e vendeve të Ballkanit dhe Austria, patën vendosur ta mbyllin rrugën ballkanike.

Pos Austrisë, Gjermanisë, Greqisë, në këtë samit marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Turqisë, Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Rumanisë dhe Hungarisë.

Pritet edhe pjesëmarrja e komisionarit për migrim të Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos.

 

Të ngjashme