Në Zvicër 130 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit, një i vdekur

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Në Zvicër janë regjistruar 130 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa ka vdekur edhe një person si pasojë e virusit, ka njoftuar autoriteti zviceran i Shëndetësisë, BAG.

Në 24 orët e fundit në Zvicër janë testuar 4306 mostra. Të hënën ishte raportuar për 66 të infektuar të rinj, ndërsa të dielën 138 e të shtunën 180.

Numri total i të infektuarve në Zvicër ka arritur në 35.746, ndërsa numri i të vdekurve në 1706.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme