Negociatori kryesor i BE-së për Brexit, Michel Barnier, ka dalë pozitiv në testet për coronavirusin.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Barnier, shkruajnë mediat e huaja
“Unë po ndjek natyrisht të gjitha udhëzimet. Mesazhi im për të gjithë ata që preken ose izolohen nga kjo: ne do të dalim nga kjo së bashku”, ka shkruar Barnier në Twitter.
Ai nuk është rasti i parë që identifikohet brenda institucioneve të BE-së.
Coronavirusi u shfaq së pari në Kinë, i cili me muaj kishte pësuar numrin më të madh të infeksioneve dhe vdekjeve në të gjithë botën, por Evropa është tanimë epiqendra e re e sëmundjes.
BE dhe Mbretëria e Bashkuar kanë mbi 70,000 raste, me mijëra raste të reja çdo ditë, ndërsa krahina Hubei, ku coronavirusi u zbulua për herë të parë në dhjetor, nuk zbuloi asnjë rast të ri për herë të parë të enjten.