1. Asnjëherë mos e pranoni ofertën e parë të pagës.
2. Mos harroni se ju mund të negocioni më shumë sesa vetëm atë që po ju ofrohet.
3. Punoni me rekrutuesin tuaj. Rekrutuesit janë miqtë tuaj. Por mos harroni që ata janë miq të cilët kanë buxhet. Në mënyrë ideale, ata duan që ju të pranoni ofertën që ata janë duke ofruar për ju. Ofrojini të dhëna konkrete për të mbështetur faktin pse ju jeni duke kërkuar për një paketë të ndryshme kompensimi.
4. Bëni praktikë para negocimeve për pagesën. Praktikë, praktikë, praktikë.
5. Përdor kohën si kartën tuaj të artë. Le të themi se ju keni gjetur punën e ëndrrave tuaj, por ende nuk jeni të kënaqur me pagën që po ju ofrohet. Është në rregull të vendosni një periudhë kohe të caktuar për ofertën pas negociatave. Sugjeroni një kohë të shkurtër për të bindur rekrutuesit tuaj se ju i keni të gjitha kriteret që ata po kërkojnë.
6. Mos e thoni i pari ofertën. Gjithmonë lejojeni rekrutuesin apo manaxherin e burimeve njerëzore të jetë i pari që do të ndajë pagat ose do të ofrojë një intervistë për punë.
7. Mbani larg emocionet. Mbani mend: Biznesi është biznes dhe ju nuk mund të mbështeteni në karma apo në mendime të tjera magjike. Më vjen keq.
8. Gjithmonë përgatitni një kundër-ofertë
9. Mos harroni se procesi i negociatave sillet rreth dy faktorëve: sa vleni ju dhe çfarë ata janë të gatshëm të paguajnë për ju.
10. Gjithmonë bëni hulumtime për vlerën tuaj dhe atë të kompanisë para se të shkoni në një intervistë për një punë. Të dhënat janë çelësi për të negociuar pagën. Payscale.com është një burim që ju mund ta përdorni për të përcaktuar vlerën tuaj profesionale dhe se sa ju duhet të paguheni.