Nehat Idrizi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për President të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Idrizi.
“Po, e vërtetë është që e kam shpallur kandidaturën”, ka thënë Idrizi.
Idrizi i ka njoftuar të gjitha subjektet politike për kandidaturën e tij, prej të cilave ka kërkuar edhe mbështetje.
“Dëshiroj t’ju informoj për kandidaturën time për President të Republikës së Kosovës. Si një kandidat apolitik, kërkoj mbështetjen tuaj dhe të subjektit tuaj politik për kandidaturën time.
Unë besoj thellë që Kosovës i duhet një President apolitik dhe konsensual. Unë ju garantoj që do të punojmë së bashku për të arritur objektivat shtetërore”, thuhet në letrën e Idrizit drejtuar partive.
Ndryshe, Idrizi ka qenë gjykatës, profesor dhe Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.