Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, përmes një letre të dërguar nga Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Burgjeve të Teksasit, Sharese Hurst, ka marr njoftimin se është pranuar në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit.
Përmes kësaj letre, Thaçi është ftuar për të filluar bashkëpunimin dhe për të shkëmbyer përvojat në aspektin profesional. Bashkë me letrën, Thaçi, i është dorëzuar kartela e anëtarësimit dhe raporti tre mujor i punës së shoqatës.