Nehat Thaçi merr drejtimin e Shërbimit Korrektues

Prishtinë | 27 Pri 2018 | 10:08 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nehat Thaçi për tri vjet do të jetë drejtor i Shërbimit Korrektues, duke pasur Sokol Zogajn, raporton Ekonomia Online.

Kjo pasi Qeveria ka miratuar propozimin për emërimin e e tij.

Ministri i Administratës Publik (MAP), Mahir Yagcilar tha se për këtë pozitë në garë kanë qenë 11 persona.

Të rekomanduarit kanë qenë edhe Rasim Selmani Drejtor i tanishëm i burgut të Sigurisë së Lartë si dhe Enver Rrustemin, ish-zyrtar i Inspektoratit Policor të Kosovës.

“MAP ka shpall konkursin me 7 dhjetor 2017 dhe është formuar komisioni për vlerësimin e kritereve. Për pozitën komision ka vlerësuar 11 aplikacione, 5 janë selektuar për listë të ngushtë”.

“Me 7 dhe 8 mars 2018 janë mbajt intervistat me gojë. Tre janë propozuar pas intervistës me gojë. Nehat Thaqi, Rasim Selmani dhe Enver Rrustemi”.

Thaqi, ishte drejtor rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Ai u arrestua në vitin 2016 në vendkalimin kufitar në Konçul, nën dyshimin për krime lufte ndaj serbëve lokal, bazuar në një fletë-arrest të lëshuar nga autoritet në Serbi.

Në prill të vitit 2001, nga burgu i Nishit ishin liruar 126 të burgosur shqiptarë që së bashku me 17 shqiptarë të tjerë në burgjet serbe, i liruar me autobusë të organizuar drejt Kosovës. Njëri ndër ta ishte edhe Nehat Thaqi.

Në maj të vitit 2000, ky grup ishte dënuar nga Gjykata e ashtuquajtur e Pejës por e zhvendosur në Nish me gjithsejtë 1 mijë e 632 vite burg por që një gjykatë tjetër e kishte rrëzuar vendimin.

Të ngjashme