Ministrja Haxhiu shkarkon drejtorin e burgut të Prizrenit dhe atë të burgut të Pejës

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Heset Lokun dhe drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Pejë, Arif Beqën.

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për Media i ministres Haxhiu, Flamur Pireva.

“Është shkarkuar nga detyra drejtori i QP në Prizren, Heset Loku, kurse po ashtu është shkarkuar nga detyra drejtori nga QP në Pejë, Arif Beqa. Këta janë dy drejtorët e Qendrave të Paraburgimit, njëri në Prizren dhe tjetri në Pejë që janë shkarkuar sot me vendim të ministres”, tha Pireva për Sinjali.

Të ngjashme