Nëna e kryeministrit Haradinaj shtrihet në spital

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 14:37 | Nga

Nëna e kryeministrit Haradinaj, Rukie Haradinaj, ka bërë një ndërhyrje kirurgjike në njërin nga spitalet e Tiranës. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri Haradinaj, teksa ka postuar në rrjetet sociale, një fotografi së bashku me nënën e tij.

“Sot e vizitova nanën Rukë në spital, ku pati një ndërhyrje kirurgjike, që e përballoi me sukses. Mirënjohës personelit shembullor mjekësor të sanatoriumit të Tiranës. Nana Rukë bartte forcën e madhe për ta përballuar edhe këtë sfidë. Çdoherë ka rrezatuar tek ne fuqi të jashtëzakonshme njerëzore edhe përkundër jetës së saj përplot vështirësi. Gjithmonë pranë teje, nanë!”, shkruan Haradinaj në Facebook.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/899260746865007/?type=3&theater

Të ngjashme