Familjarët e një nëne të re nga qyteti i Gjakovës janë duke kërkuar gjak nga qytetarët e Kosovës. E reja nga Gjakova kishte pasur komplikime gjatë lindjes duke humbur kështu sasi të mëdha të gjakut.
Për këtë rast duhen së paku 10 doza të gjakut te grupit 0-(negativ).
Ky është njoftimi i plotë i familjarëve:
Nevojitet shumë urgjent gjak i grupit 0- (negativ) për një nënë të re në GJAKOVË, të cilës i duhen 10 doza, për shkak se ka humbë sasi të madhe të gjakut gjatë lindjes.
Kushdo që mundet me dhuru, po e lus me thirrë në 044313207, me u informu saktë se ku duhet me u paraqitë.
Shpërndaje, ndihmo me e shpëtu një nanë të re.