Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit, “Let you love me”.
Ajo ka arritur të bëhet një ndër emrat më të përfolur në mediat ndërkombëtare falë projekteve të saj të suksesshme këtë vit.
Por jo më pak vëmendje në media po marrin edhe prindërit e këngëtares, Besnik dhe Vera Sahatçiu.
Kjo e fundit, është përzgjedhur si ambasadore nderi e organizatës bamirëse “Future Dreams” në Londër.
Si një grua e cila ka mposhtur luftën kundër kancerit, Vera Sahatçiu është një shembull për gratë se si duhet luftuar gjithnjë përballë sfidave të jetës.Gëzimin për përzgjedhjen ambasadore të kësaj organizate, Vera e shprehur përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram.
Ajo publikoi dy fotografi ku shfaqej mjaft elegante dhe tërheqëse pranë bashkëshortit të saj.
“Jam e nderuar te zgjidhem ambasadore e #futuredreamscharity organzates bemirese ne Londer qe se bashku ti ndihmojm grave te prekura me kancerin e gjirit”, ka shkruar Vera Sahatçiu në mbishkrimin e fotografisë.
Krenare me të ëmën është edhe vet Rita Ora, e cila në InstaStory publikoi një video, ku shfaqej ndërsa shfletonte një nga daljet e nënës së saj në revistë.
Rita ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se ndjehet e inspiruar nga e ëma e saj, e ndërsa uron organizatën “Future Dreams” për 10 vjetorin e themelimit të saj.