Gjylymsere Kasapi, nëna e artistit shqiptar, Shpat Kasapi, është nderuar me çmimin akademik për arsim edukim dhe shkencë në nivel shtetëror, shkruan EkonomiaOnline.
“Unë nuk di çfarë të them më shumë se sa fjala të dua, dhe që je meritore e këtij çmimi, që tërë jetën ke punuar me përkushtim të madh gjatë karrierës tënde për të arritur te ky çmim akademik. Të dua sa jeta, Mami”, ka shkruar Kasapi në Instagram.
Aty i ka bashkangjitur edhe fotografi të bëra gjatë dhe pas ceremonisë.