Gjykata në Taiwan ka urdhëruar një djalë që t’ia paguajë nënës së tij gati 1 milionë për rritjen e tij dhe për financimin e trajnimit të tij si dentist.
Nëna kishte nënshkruar një kontratë me djalin e saj në vitin 1997, kur ai ishte 20-vjeçar, duke u pajtuar se ai do t’ia paguante 60 për qind të të ardhurave të tij nëse ai bëhet dentist.
Ajo e çoi në gjykatë djali pasi ai refuzoi të paguante kontratën e nënshkruar për disa vjet.
Djali ishte arsyetuar se ishte gjë e keqe të kërkonte dëmshpërblim financiar për rritje fëmije, por gjykata pohoi se kontrata ishte e ligjshme.
Ai është urdhëruar që të kthejë pagesat për nënën e tij.
Nëna, e identifikuar me mbiemrin Luo, rriti dy djemtë pasi u shkurorëzua me burrin.
Luo shpenzoi qindra mijëra dollarë për arsimimin e djemve të saj, por u shqetësua se asnjëri prej tyre nuk do të kujdeseshin si e moshuar