Nderohet materniteti “Nëna Terezë”, ku lindën 12 mijë foshnje

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 10:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot ka bërë zbulimin e pllakës së objektit të Maternitetit “Nëna Terezë” në Kodrën e Trimave në Prishtinë, ku gjatë okupimit serb, kishin lindur më shumë se 12 mijë foshnje shqiptare.

Pjesëmarrës ishin edhe dhe veprimtari shumëvjeçar i shoqatës “Nënës Terezë”, Don Lush Gjergji, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi; ish-punonjës të kësaj ambulance e shumë qytetarë.

Ky maternitet punën e vet e ka zhvilluar nga viti 1996 e deri në vitin 1999, dhe për ta realizuar këtë projekt, qytetari Shaban Svirca e kishte liruar shtëpinë e tij.

Pas zbulimit të pllakës së objektit të Maternitetit, ish-punonjësit e kësaj qendre i kanë shpjeguar kryeministrit Mustafa se 12 500 lindje janë kryer në këtë spital, ndërsa lindja e fundit sipas tyre, ishte qepje nën dritën e qiriut për shkak të ndërprerjes së rrymës.

“Brenda ditës kanë ndodhur deri në 34 lindje. Më 28 mars të vitit 1998 ka ndodhur lindja e fundit. Qepja është bërë me qiri për shkak të ndërprerjes së rrymës”, i kanë shpjeguar kryeministrit ish-punonjësit e Maternitetit.

Mustafa tha se shoqata “Nënë Tereza” ka dëshmuar angazhim të pashoq duke mbledhur rreth vetës njerëz të mirë nga Kosova dhe gjithë Evropa. “Kjo vepër meriton të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë”.

isa-mustafa1 materniteti3isa-mustafamaterniteti materniteti1 materniteti2

 

Të ngjashme