Nënat më të zonjat në punë se beqaret

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 16:51 | Nga

Femrat që bëhen me fëmijë, nuk janë as të hutuara as dembele. Këtë e thotë një studim i fundit , duke treguar se si nënat që punojnë janë më produktive se sa koleget e tyre pa fëmijë.

Sipas këtij studimi, nënat me një fëmijë, duhet ta mbajnë në konsideratë për të sjellë në jetë edhe një fëmijë tjetër për t’u bërë “hiper- produktive”. Studimi amerikan zbuloi se produktiviteti i femrës rritet nga 15- 17% kur bëhet me fëmijë dhe kjo shifër vjen në rritje, sa më shumë fëmijë të ketë.

Siç raporton noa.al, studimi i zhvilluar nga Federal Reserve Bank në St Louis, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbajti nën vëzhgim 10 mijë ekonomistë në të gjithë botën dhe mati nivelin e produktivitetin e tyre në punë.

Dokumenti me titull “Prindër-imi dhe produktiviteti i punonjësve të profilit të lartë”, sugjeron një angazhim më të madh dhe produktivitet më të madh të punonjësve që janë me fëmijë, e veçanërisht të femrave me fëmijë.

Studimi thotë se femrat mund të kenë më pak kohë kur zgjerojnë familjen, por shtojnë se ato dinë ta përdorin më mirë kohën që kanë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme