Nënë e bir nga fshati Ratkoc i Rahovecit vdekur në të njëjtën ditë nga Covid-19.
Fatime Morina dhe i biri i biri i saj Ruzhdiu, kanë vdekur në të njëjtën ditë nga virusi.
Se kanë vdekur dy persona nga Rahoveci e ka konfirmuar edhe IKSHPK në raportin e saj 24 orësh.
Lajmin e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale edhe familjarët e tyre.
Lajm mortor!
Me dhembje të thellë njoftojmë familjar, miq, bashkëvendas dhe dashamir, se sot kanë ndërruar jetë Fatime Morina (gruaja e Sadri Ilaz Morinës) dhe i biri Ruzhdi Morina.
Vorrimi bëhet në varrezat e fshatit Ratkoc në ora 15:00
Me dhembje të thellë familja Morina.