Agjencia e Regjistrimit Civil, konkretisht Departamenti për Regjistrimin e Automjeteve, ka nxjerr Vendim për moslejimin e regjistrimit të automjeteve me targa KS, ku gjithsecili automjet obligohet t’i zëvendësoj targat me ato RKS, shkruan Reporteri.
Pas këtij lajmi ka reaguar nënkryetari i Kamenicës, Faton Jakupi. Ai ka thënë se në këtë mënyrë po dëmtohet bizneset të cilat bëjnë transportim të mallrave meqë aktualisht MPB nuk është duke lëshuar targa të reja.
“Këtë Vendim e vlerësoj sikur shteti të ketë targa RKS që t’i furnizoj qytetarët,por jo është duke ndodhë e kundërta. AUTO-TRANSPORTUESËVE ju pamundësohet zhvillimi i biznesit, me faktin se atyre nuk ju lejohet të dalin jashtë shtetit me targa të PËRKOHËShME”, ka shkruar ai.
Jakupi i ka bërë thirrje MPB-së që ta shfuqizojë këtë vendim derisa ta pajisen me targa.
“Ftoj Ministrinë e Punëve të Brendëshme, që deri në kohën kur munden me u pajisë me targa RKS, ta ç’fuqizojë këtë vendim të paktën për bizneset e Auto-Transportuesëve dhe bizneseve të cilat bëjnë Export. E mjaftueshme për këto biznese ishte dhe është kjo koha e pandemisë, atëhere mos të iu bëhemi barrë shtesë edhe me vendime të shtetit të cilat veç shkojnë duke rënduar gjendjen e tyre”, thuhet në reagimin e tij.