Nënkryetari i parë i Iranit infektohet me coronavirus

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i parë i Iranit, Eshaq Jahangiri është infektuar me coronavirus, raporton agjencia e lajmeve iraniane Fars.

Sipas mediave të huaja, Jahangiri udhëheq mbledhjet e kabineteve në mungesë të presidentit, ndërsa është figura më e lartë e qeverisë që është prekur nga virusi.

Raportohet se kohët e fundit ai ka munguar në disa takime të nivelit të lartë, ndërsa ka pasur spekulime për gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë dy anëtarë të tjerë të kabinetit janë testuar positivë nga coronavirusi, bëhet fjalë për Ministrin e Kulturës, Ali Asghar Mounesan dhe Reza Rahmani, Ministër i Industrisë, Minierave dhe Biznesit në Iran.

Këta të fundit janë ndër zyrtarët iranianë që janë infektuar javët e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme