Nënkryetari i PDK-së dhe kreu aktual i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka folur rreth çështjes së dialogut në përgjithësi.
Në “Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i portalit GazetaBlic, Aliu shtoi se dialogu duhet të përfundojë sa më shpejtë të jetë e mundur, në mënyrë që pastaj të përqendrohen në tema të brendshme e zhvillimore.
“Nuk mund të bëhet shmangia e dialogut. Dialogu duhet të përfundojë sa më shpejtë. Mos të mbesim në këto tema edhe më tutje. Krerët, kushdo qofshin ata duhet të marrin përgjegjësi”, tha fillimisht Aliu.
Ndërkaq, kur u pyet se a mund të jetë Albin Kurti ai kryeministër që do të mund t’i jepte fund kësaj çështjeje, ai u përgjigj:
“Do të doja që Albin Kurti të ishte kryeministri që do t’i jepte fund këtyre pritjeve”, përfundoi Aliu.