Nënkryetari Ismajli vlerëson ndihmën edhe të vëllezërve Fatmir dhe Gazmend Daku

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Fatmir dhe Gazmend Daku, nga “VIP Residence”, dy ndërmarrës të suksesshëm të Komunës së Gjilanit, janë bashkangjitur aksionit të tyre vullnetarë për t’i mbështetur familjet në nevojë, për shkak të tejkalimit sa më të lehtë të kohës pandemike.

E, Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit tha se ky aksion i Fatmirit dhe Gazmendit, është i përhershëm, pasi që, këta ndërmarrës, konsiderohen si dy njerëz human dhe mjaftë solidarë në komunën tonë. Ata, përgjatë gjithë jetës së tyre, janë shoqëruar me nocionin humanizëm dhe vlerë.

“Modestia dhe thjeshtësia e tyre prej dy vëllezërve shumë të lidhur me njëri-tjetrin, bënë që t’i bashkojnë vlerat e tyre të përbashkëta karshi familjeve në nevojë. Ky përbashkim i tyre me gjendjen aktuale, vie si rezultat i humanitetit të përsëritshëm të tyre, pasi që, këta dy vëllezër, konsiderohen si njerëz me vlerë dhe peshë të madhe tek të gjithë ata që i njohin, veçanërisht, tek familjet në nevojë”, ka thënë Ismajli.

Ai shtoi se ishte kënaqësi dhe privilegj që këta djem po na përfaqësojnë denjësisht në arenën e tyre biznesore, me misione të ndryshme investive në vend, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre arritën të krijojnë kushte investive, dhe, rrjedhimisht, mbajtjen e një numri aktiv të punëtorëve. “Faleminderit, Fatmir dhe Gazmend Daku”.

Të ngjashme