Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka vënë gurëthemelin e aneksit të çerdhes në Bregun e Diellit.
“Edhe një tjetër zotim i nisur! IP “Ardhmënia” në Prishtinë është njëra ndër institucionet parashkollore më të kërkuara të lagjes Bregu Diellit në @kryeqytetiprishtine. Me hapësirën e re deri së shpejti mundësojmë regjistrimin për klasa të reja dhe ambiente më të mira për përvojë sa më të plotësuar”, ka shkruar Sahatçiu.
Ajo ka përgëzuar Drejtoreshën e Arsimit, Besianë Musmurati për përkushtimin e përditshëm çdo ditë për punime sa më të shpejta e cilësore.