Nënshkruhen kontratat e para të përfituesve të programit për zhvillim rural

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 11:25 | Nga Fitore Berisha

Kryeministri Avdullah Hoti ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të para të përfituesve të Programit për Zhvillim Rural 2020-21, raporton Ekonomia Online. 

Hoti theksoi se është bërë një punë e madhe dhe e mira e kësaj është që bujqësia po e merr vëmendjen e plotë nga Qeveria.

Sipas tij, sa i përket zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike pjesa më e madhe e pagesave do të bëhen brenda këtij viti.

“Bujqësia mbetet për prodhimin vendor. Dje kemi pasur diskutim për Fondin për Garantim të Kredive. Ka plotë donatorë që janë duke mbështetur këtë fushë. Jemi duke i dhënë vëmendjen edhe në buxhetin 2021”.

Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa e ka konsideruar këtë vit si më të vështirin për bujqësinë, raporton EO.

Ai ka thënë se do të shpallin edhe thirrjen e dytë për grante ku planifikohet të krijohen 2 500 vende të reja të punës.

“Rimëkëmbja ekonomike po ndodh, programi dhe ligji janë miratuar. Për të krijuar kushte të  barabarta sivjet kemi ndërtuar sistem online me 50%”.

“Kemi planifikuar disa shpallje. Falë punës sonë për bujqit në ndarjen e granteve kemi arritur të fitojmë 5 milionë euro. Së shpejti do të shpallim thirrjen e dytë për grante ku do të krijohen 2 500 vende të reja pune”.

Të ngjashme